Partizani rrezikon pjesëmarrjen në Europë

Futboll

Partizani rrezikon pjesëmarrjen në Europë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:56
Partizani rrezikon pjesëmarrjen në Europë

Partizani rrezikon pjesëmarrjen në Europë!

Partizani i këtij viti është shumë larg pritshmërive që drejtuesit kishin në fillim të këtij sezoni, pasi aktualisht renditen në vendin  e 4-të me 42 pikë, ndërsa janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Me eliminimin nga Kupa e Shqipërisë tashmë rruga për të siguruar një vend në europë është bërë akoma edhe më e vështirë, pasi nga kampionati me shumë gjasa” biletat janë të rezervuara.

Barazimi i fundit ndaj Skënderbeut duket se ka tronditur jo pak ambientin e kuq, dhe sipas asaj që raporton “Panorama Sport” drejtuesit kanë marrë masa dhe kanë vendosur të gjobisin skuadrën me një rrogë mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat