Është vendosur në 4 milionë funte...

Futboll

Është vendosur në 4 milionë funte...

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:41
I ndjeri Maradona

Ndoshta nuk do të jetë saktësisht fanella e Mano de Dios dhe e Gol del Siglo, por sigurisht numri 10 i Diego Armando Maradona-s e mbajtur gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Anglisë në Kupën e Botës të 1986-ës vazhdon të ngjallë shumë interes.

Kur është përhapur lajmi se Sotheby’s do ta nxirrte në ankand, me vendim të ish-futbollistit anglez Steve Hodge, i cili e ka mbajtur për 35 vite pasi e ka këmbyer me Diego-n, shifrat për vlerën e saj kanë frikësuar pjesën më të madhe.

Baza e ankandit është vendosur në 4 milionë funte, rreth 5 milionë euro, me shtëpinë e njohur të ankandeve që ka parashikuar se mund të arrihej deri në 7 milionë euro. Gjë që do ta bënte fanellën e futbollit më të kushtueshme të të gjitha kohërave.

BLERËS – Nga ana tjetër, pavarësisht nëse Diego e ka veshur apo jo në momentin e atyre dy golave ose vetëm në pjesën e parë, mbetet gjithsesi një kujtim që do të donin ta kishin shumë njerëz. Megjithatë, disa kanë thënë se mund të jenë treguar shumë optimistë me shifrat.

Ankandet për pasuritë e Diego-s në Argjentinë kanë qenë një dështim, duke parë se kanë grumbulluar pak dhjetëra mijëra euro dhe pothuajse gjithmonë falë sendeve pa shumë vlerë, me shtëpi dhe makina luksi që kanë mbetur pa u shitur.

Po këtu flitet për historinë e futbollit dhe, siç ka bërë të ditur Daily Mail, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i ankandit, një blerës misterioz ka bërë përpara.

E përditshmja angleze ka shkruar se dikush e ka arritur shifrën minimale të parashikuar nga vlerësimet e Sotheby’s, ose më saktë katër milionë sterlina. Shpresa e shtëpisë londineze është që të ketë më shumë se një ofertë, ndoshta me mundësinë për ta kaluar tavanin prej 7 milionë eurosh.

Koha për të gjetur fonde të tjera nuk mungon dhe në ditët që çojnë te data e shitjes përfundimtare mund të zhvillohet një përballje titanësh. Dhe kushedi se kush qëndron mbrapa këtyre ofertave marramendëse.

Ndonjë admirues pasanik? Federata argjentinase? Leo Messi? Çdo teori, edhe ajo më e paimagjinueshmja, është vlefshme për momentin. Dhe ka edhe dy javë kohë për të shfrenuar fantazinë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat