Problem për Juventusin, Chiellini duke konsideruar largimin

Futboll

Problem për Juventusin, Chiellini duke konsideruar largimin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:59
Giorgio Chiellini

Mbrojtësi veteran i Juventusit Giorgio Chiellini është duke e konsideruar largimin nga gjiganti italian në fund të këtij sezon, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Spekulohet se ardhmja e Chiellinit mund të jetë Liga Amerikane (MLS), pasi që vetë mbrojtësi italian është i interesuar për mundësinë e kalimit në Amerikë.

Kontrata aktuale e Chiellinit me Juventusin skadon në qershor të këtij viti, por vetë lojtari tani po konsideron që të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij.

Giorgio Chiellini kaloi nga Fiorentina te Juventusi në korrik të vitit 2005, ku që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 556 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” duke regjistruar 36 gola dhe 24 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat