Raspadori sinjalizon Juven

Futboll

Raspadori sinjalizon Juven

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:10
Raspadori sinjalizon Juven

Giacomo Raspadori e ka thënë hapur se klubi ku dëshiron të luajë në të ardhmen është Juventus. Duke folur për “La Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes me “bardhezinjtë”, sulmuesi i Sassuolos theksoi se ndihet krenar që klube të mëdha janë interesuar për të.

“Jam shumë krenar për interesimin e tyre. Të Juves dhe klubeve të tjerë të mëdhenj. Qëllimi im është të luaj atje, në atë nivel.

Nëse ia arrij do jetë falë Sassuolos, një klub që më ka bërë të rritem në çdo aspekt. Do ishte si një çmim për mua të zëvendësoja Dybalan. Paulo ka një cilësi impresionuese.”-theksoi sulmuesi, duke dërguar një mesazh të hapur ndaj “Zonjës së Vjetër” se është i gatshëm për t’u bashkuar me të.

Interesi i Juves për 22-vjeçarin është goxha i madh, verën e shkuar “bardhezinjtë” tentuan që ta afronin sulmuesin në Torino për t’u rritur më shumë. Ndërsa tani pas një tjetër sezoni bindës, Raspadori është gati për të bërë hapin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat