Spanjolli është i bindur se shumë shpejtë do të gjejë formën e tij

Futboll

Spanjolli është i bindur se shumë shpejtë do të gjejë formën e tij

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:22
Spanjolli është i bindur se shumë shpejtë do të gjejë formën e tij

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos ka vuajtur shumë në sezonin e tij të parë te PSG-ja.

I transferuar nga Real Madridi më shumë bujë një vit më parë tek PSG-ja, Ramos për shkak të lëndimeve nuk ia ka dalur të tregojë vlerat e tij në tokën franceze.

Veterani spanjoll sipas medieve franceze, nuk do të largohet nga Parisi, dhe është i vendosur që të tregojë vlerat e tij në Francë.

36-vjeçari i kritikuar shumë nga njohësit e futbollit francez, thuhet se është i vendosur që të qëndrojë tek PSG-ja edhe për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli është i bindur se shumë shpejtë do të gjejë formën e tij më të mirë tek PSG-ja. Ai fundjavën e kaluar gjeti golin e parë në fanellën e parisienëve.

Ish-reprezentuesi i Spanjës, është në rrugë të mirë që me PSG-n ta fitojë Ligue 1, e që do të ishte trofeu i parë i tij me skuadrën franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat