Mesfushori dëmtohet

Futboll

Mesfushori dëmtohet

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:52
Mesfushori dëmtohet

Paul Pogba dhe Manchester United u bashkuan me shumë bujë në verën e vitit 2018, teksa “Djajtë e Kuq” shpenzuan plot 100 milionë euro për ta rikthyer në Old Trafford nga Juventus.

Megjithatë, mesfushori për shumë arsye, nuk ia doli të shfaqte potencialin e tij të plotë ndërsa në dy sezonet e fundit është shndërruar edhe në një nga më të kritikuarit e tifozerisë të cilët e shohin si një prej shkaktarëve për rezultatet e dobëta të skuadrës.

Tashmë, palët janë më pranë se kurrë ndarjes pas Pogba ka ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës me United, ndërsa në verë mund të largohet me parametër zero. Por, edhe pse kanë mbetur pesë javë për t’u zhvilluar në Premier League, francezi duket se e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Manchester United.

Kjo sepse në sfidën e e kaluar ndaj Liverpool, 29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe u zëvendësua në minutën e 10. Sipas analizave, lëndimi në pulpë do të marrë të paktën edhe katër javë për t’u rikuperuar ndërsa në Premier League kanë mbetur edhe vetëm pesë ndeshje për ta konsideruar të mbyllur sezonin.

Ndërkaq, edhe vetë trajneri Ralf Rangnick ka theksuar në konferencë se do të jetë e vështirë për ta parë sërish në fushë Pogba për këtë sezon. Në këtë formë, ashtu si edhe kur u largua nga Juventus, Pogba duket se nuk do të ketë një përshëndetje nga fusha me tifozët (pavarësisht një marrëdhënie të ftohtë me ta), ndërsa ka ofertë nga PSG, Juventus apo edhe një mundësi për të luajtur me Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat