Klopp i kundërpërgjigjet atij që kritikoi Thiago Alcantaran

Futboll

Klopp i kundërpërgjigjet atij që kritikoi Thiago Alcantaran

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:41
Klopp i kundërpërgjigjet atij që kritikoi Thiago Alcantaran

Thiago Alcantara duket se ka rigjetur versionin e tij më të mirë në këtë sezon me Liverpool, ndërsa në fundjavën e kaluar shkëlqeu në performancën e tij ndaj Manchester United. Për fantazistin ka pasur shpeshherë kritika dhe i fundit që ishte shprehur kundër 31-vjeçarit ka qenë ish-futbollisti i Liverpool, Didi Hamann i cili theksoi se spanjolli ngadalëson manovrën e të kuqve.

Por, në mbrojtje të lojtarit ka dalë tekniku Jurgen Klopp i cili theksoi se për fat të mirë ata që e kritikojnë Thiagon nuk marrin vendime.

“Ka pasur nga ata të cilët vendosën në dyshim nëse Thiago mund të përshtatej me Liverpool, epo falë Zotit këta persona nuk janë ata që marrin vendimet. Nëse një lojtar qetëson lojën atëherë ai ka shumë arsye për ta bërë këtë, ndoshta po kërkon të shoh më qartë situatën dhe vendosjen në fushë.

Thiago është shumë i dhënë pas futbollit dhe mendon shumë për atë, ai e njihte shumë mirë stilin tonë dhe e dinte se do të përshtatej”, u shpreh Klopp. Ndërkaq, edhe statistikat janë në krahun e Thiagos teksa Liverpool në 29 ndeshje me futbollistin spanjoll në fushë ia kanë dalë të fitojnë në 25 ndeshje, të barazojnë në tre të tjera dhe të humbasin në vetëm një rast, me Inter në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat