Nuk ndihet i lumtur te Atletico Madridi

Futboll

Nuk ndihet i lumtur te Atletico Madridi

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:01
Nuk ndihet i lumtur te Atletico Madridi

Ndër çështjet e trajtuara nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio në takim në Madrid ditë më parë me Atletikon ka qenë edhe ajo që të dërgon te Rodrigo De Pol.

Argjentinasi, i cili u transferua nga Udineze te Atletiko verën e kaluar për 35 milionë euro, nuk arriti të përshtatej në mekanizmat e Simeones, aq sa profili i tij mund të jetë ndër ata që mund të largohen përfundimisht nga “Los Colchoneros”.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, në ato ditë kur ishte në Madrid, Piero Ausilio ka pasur kontakt me agjentin e lojtarit për të kuptuar edhe më shumë situatën.

De Pol do të mirëpriste një rikthim të mundshëm në Serinë A dhe Interi thuhet se ofertën do ta përgatisë me një huazim të thjeshtë ose me të drejt drejtë blerjeje.

Edhe më parë skuadra zikaltër ka qenë e interesuar për argjentinasin, por pa mundur që transferimi të përfundonte me sukses.

Aktualisht gjatë këtij sezoni, mesfushori 27-vjeçar është aktivizuar gjithsej në La Liga në 31 ndeshje nga ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat