Manaj kërkon t’i shënojë Etrit Berishës

Futboll

Manaj kërkon t’i shënojë Etrit Berishës

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:24
Manaj kërkon t’i shënojë Etrit Berishës

Trajneri i Torinos, Ivan Juriç, ka sqaruar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Specian e Rei Manajt, situatën e portës, ku për këtë në lojë është edhe Etrit Berisha. Në media qarkulloi lajmi se Milinkoviç-Saviç, portieri serb kishte dalë në shitje, por këtë e mohoi Juriç.

Mes komplimenteve për performancën e Etrit Berishës, por edhe portierit tjetër, njëkohësisht është prekur edhe e ardhmja”. Nuk kemi menduar për portierin e së ardhmes. Ju e keni nxjerrë në shitje si gazetarë portierin tjetër, Saviç. Por ai për mua ka bërë shumë mirë.

Në vitin e parë ishte i shkëlqyer, pastaj ka pasur periudhë negative nga COVID-i, është normale.

Tani ka ardhur Etrit Berisha dhe po i shkon shumë mirë për momentin. Por për të ardhmen, do të shohim”, tha Juriç. Torino do të presë në shtëpi skuadrën e Specias, ndeshje që do të luhet sot në orën 15:00.

Nga fillimi, siç jemi mësuar tani, pritet që në portë ta nisë lojën kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, ndërkohë nga ana tjetër sulmuesi Rei Manaj me shumë mundësi do ta nisë titullar dhe do të kërkojë golin ndaj shokut të Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat