Trajneri i plotëson dëshirën tifozëve

Futboll

Trajneri i plotëson dëshirën tifozëve

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:34
Trajneri i plotëson dëshirën tifozëve

Harry Maguire është kthyer në një çështje në Angli. Tifozët e Manchester United-it janë lodhur me gafat e njëpasnjëshme të kapitenit të tyre, i cili nuk i ka shkuar asnjëherë afër nivelit të një lojtari për të cilin janë shpenzuar 80 milionë paund.

Madje së fundmi, Maguire ka marrë edhe kër.cënime me bo.mbë, duke ngjallur shqetësim në familjen e futbollistit.

Por duket se dëshira e tifozëve do të bëhet realitet nga trajneri i “djajve të kuq”. Mediat në ishull raportojnë se Rangnick ka vendosur ta lërë Maguire-n në stol në sfidën e nesërme kundër Arsenalit.

Manchester United-i luan një përballje mjaft delikate në garën për Champions League, ku i përhershmi i mbrojtjes nuk do të jetë i pranishëm nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat