Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022/ Kosova U17 pëson humbje nga Italia U17

Futboll

Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022/ Kosova U17 pëson humbje nga Italia U17

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:08
Kosova U17

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar humbje sot si mysafire e Italisë U17, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Italia e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Kombëtaren e Kosovës në kuadër të grupmoshave U17.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për “Azzurët” e rinj e shënoi sulmuesi Alessandro Bolzan, i cili me golin e tij në minutën e 75’ ia siguron fitoren 1:0 italianëve.

Me pikët e reja, Italia zë vendin e parë në Grupin 6 me gjashtë pikë të arkëtuara, krahas “Dardanëve” të rinj që renditen në vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Italisë U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat