Lewandowski tremb tifozët e Bayernit

Futboll

Lewandowski tremb tifozët e Bayernit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:13
Lewandowski tremb tifozët e Bayernit

Bayern Munchen festoi titullin e 32-të në histori të shtunën pasdite. Festë e madhe në “Allianz Arena”, teksa tifozët po presin me ankth të ardhmen e Roberto Lewandowskit.

Goleadori i skuadrës së Nagelsmann, që festoi titullin e tetë me bavarezët, ka edhe një vit kontratë. Zërat e merkatos e lidhin me një transferim te Barcelona në merkaton e verës, teksa 33-vjeçari foli rreth të ardhmes së tij në Sky Deutschland.

“Më duhet ta pranoj që nuk është një situatë e lehtë kjo që po kaloj. Së shpejti mendoj se do të ndodhë diçka. Di vetëm që së shpejti do të mbahet një takim, por nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë.

Deri në këto momente nuk më është thënë asgjë në lidhje me qëndrimin tim këtu apo rinovimi. Nevojitet një dëshirë e përbashkët e të dy palëve për të vijuar qëndrimin te Bayerni”, deklaroi sulmuesi polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat