​Tuchel konfirmon largimin yllit të skuadrës: Nuk mund ta ndalim

Futboll

​Tuchel konfirmon largimin yllit të skuadrës: Nuk mund ta ndalim

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:46
Thomas Tuchel

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka konfirmuar para mediave se qendërmbrojtësi Antonio Rudiger do të largohet nga skuadra pas përfundimit të këtij sezoni.

Këtë konfirmim trajneri gjerman e dha menjëh3rë pas përfundimit të ndeshjes ndaj West Ham United të cilën “Blutë” e Londrës e fituan me epërsi minimale 1-0.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Dhamë gjithçka por nuk mund të luftonim më”, ka thënë Tucel.

Për shërbimet e gjermanit interesim të madh ka shprehur Real Madridit, drejtuesit e së cilës raportohet se janë në negociata të avancuara me agjentin e lojtarin për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat