Tevez paralajmëron Real Madridin para ndeshjes me Man City

Futboll

Tevez paralajmëron Real Madridin para ndeshjes me Man City

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Carlos Tevez ka lëshuar një paralajmërim për skuadrën e Real Madrid.

Real Madrid takohet të martën me skuadrën e Manchester City, në kuadër të gjysmëfinales së Champions League.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë Carlos Tevez, i cili i bën thirrje ‘Los Blancos’ që të jenë të shqetësuar nga forma e ‘Citizens’.

“Tash gjithçka është ndryshe. Sot, Real Madrid janë ata që duhet shqetësuar me faktin që takojnë Cityn”, ka thënë Tevez.

“Ky është avantazhi që ka City. Sot kundërshtarët shohin çfarë mund të bëjë City”, shtoi argjentinasi.

Carlos Tevez ishte te Man City kur përballej me skuadrën e Real Madrid, por asokohe skuadra për t’u mposhtur ishte Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat