Mposhtet Tirana

Futboll

Mposhtet Tirana

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:58
Mposhtet Tirana

Quajeni “Hirushja e Superiores”! Kastrioti ka likuiduar edhe kryesuesit e Tiranës, duke vijuar me formën e jashtëzakonshme në kampiona, prej 6 fitoresh radhazi.

Krutanët arritën të triumfonin me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi”, falë golit të Onanugës në minutën e 16-të, teksa kanë hedhur tashmë vështrimin nga Europa.

Vetëm 6 pikë është diferenca me Kukësin e vendit të 3-të dhe 3 pikë larg Partizanit që mban vendin e katërt.

Ndërkohë për kryesuesit e Tiranës, kjo ishte disfata e katërt në 30 ndeshje, ku 2 prej tyre ia ka shkaktuar pikërisht Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat