Kuli: Nuk e di nëse jemi licencuar, në zonën europiane vetëm për moral

Futboll

Kuli: Nuk e di nëse jemi licencuar, në zonën europiane vetëm për moral

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:42
Kuli: Nuk e di nëse jemi licencuar, në zonën europiane vetëm për moral

Zv.trajneri i Kastrioti, Bekim Kuli, drejtoi krutanët në përballjen e sotme ndaj Tiranës, në mungesë të teknikut të parë Emiljano Çela. Kavajasi, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Goli”, në lidhje me triumfin e arritur ndaj bardhebluve, ku ndër të tjera u shpreh:

“Në çdo ndeshje kemi qenë në këmbë në tokë, kemi punuar në aspektin taktik. Dihen cilësitë e kundërshtarit. Kanë treshen e sulmit më të mirë. U munduam të mbronim dhe kundërsulmonim, shyqyr Zotit  dhe goli na doli.

Mbrojtja fillon nga sulmi, lamë shumë pak hapësira nga kundërshtari, kjo bëri që edhe Sali të kishte pak punë. Më shumë kemi luftuar për mbijetesën, për gjërat e tjera nuk e kemi ne në dorë, e ka Zoti në dorë.

Sa i përket licencimit nuk e di çfarë bëhet me procesin, por Europa do të ishte arritje madhore edhe në aspektin morall”, u shpreh Kuli “, u shpreh zv.trajneri i Kastriotit, Bekim Kuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat