Roma merr vendimin për Abrahamin

Futboll

Roma merr vendimin për Abrahamin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:06
Tammy Abraham

Tammy Abraham po tërheq vëmendje të madhe para merkatos së verës, pas paraqitjeve brilante me skuadrën e Romës.

Ylli anglez ka bërë emrin e tij të jehojë me golat e shënuara në Serie A, dhe kësisoj ka kapur edhe vëmendjen e Arsenal.

Sipas raportimeve të fundit, ‘Gunners’ janë gati të paguajnë 60 milionë euro për nënshkrimin e Abraham.

Gjithsesi, Roma e shohin lojtarin si pikë kyçe të skuadrës dhe nuk janë gati të heqin dorë nga ai për një shumë të tillë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Roma nuk do të pranojë asgjë më pak sesa 80 milionë euro për të liruar kartonin e Abraham.

Abraham ka shënuar 24 gola në 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Romën këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat