Shitja e Milanit pritet të finalizohet të premten

Futboll

Shitja e Milanit pritet të finalizohet të premten

Më: 26 prill 2022 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Sipas raportimeve të fundit në Itali, “Investcorp” mund të nënshkruajë kontratën për blerjen e klubit të Milanit gjatë kësaj jave.

Palët janë tashmë në negociata të avancuara, me shpresën për të përfunduar mbylljen e marrëveshjes para fillimit të muajit maj.

“Il Sole 24 Ore” ka raportuar se “Investcorp” është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratën për blerjen e klubit. Sipas mediumit italian, gjithçka mund të finalizohet më 29 maj.

Klubi i Milanit pritet të shitet për shumën prej 1.1 miliard eurove.

Kujtojmë se “Investcorp” është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrejn.

Nëse klubi i Milanit shitet, atëherë 18 herë kampioni italian do të bëhej klubi i parë nga Italia me pronarë nga Lindja e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat