Rodgers e mbështet sulmuesin afrikan

Futboll

Rodgers e mbështet sulmuesin afrikan

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:52
Rodgers e mbështet sulmuesin afrikan

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers beson se sulmuesi nga Zabia, Patson Daka së shpejti do t`i japë fund periudhës së tij shterrpë me Leicester City nëse ai vazhdon të bëjë më shumë vrapime përpara.

23-vjeçari i Kombëtares së Zambisë ka 12 ndeshje që nuk e ka gjetur rrugën e golit. ‘Agjërimi’ i tij vazhdoi edhe në fundjavë në ndeshjen kundër Aston Villas, e cila u mbyll në barazim 0:0.

Megjithatë, Rodgers u ka bërë thirrje tifozëve të kenë durim ndaj sulmuesit afrikan, i cili iu bashkua “Dhelprave” nga skuadra austriake Red Bull Salzburg në fillim të këtij edicioni. Trajneri irlandezo-verior këmbëngul se Daka do të arrijë të jetë shumë më i frytshëm menjëherë pasi të përshtatet me intensitetin e Ligës Premiere.

"Është vetëm çështje kohe. Ai nuk është një futbollist që hyn në fushë dhe e lidhë lojën. Ai është një lojtar që ecë përpara me topin. Pikërisht këtë gjë ia kemi thënë tash, që të bëjë sa më shumë dalje përpara.

Mendoj se ai ishte më i mirë në këtë aspekt kundër Aston Villas. Pati disa momente brenda zonës ku i mungoi pak gjakftohtësia për ta gjetur golin. Sidoqoftë, ai është një lojtar që me kalimin e kohës do të shënojë shumë gola”, ka theksuar Rodgers për "Leicestershire Live".

Golin e tij të fundit Leicesterin sulmuesi afrikan e realizoi më 23 janar në barazimin ndaj Brighton (1:1)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat