Ribashkim i Interit te PSG-ja

Futboll

Ribashkim i Interit te PSG-ja

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:56
Ribashkim i Interit te PSG-ja

Mauricio Poçetino është një hap larg shkarkimit nga stoli i PSG-së dhe këtë u duk se e paralajmëroi vetë argjentinasi kur deklaronte se “javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta”.

Edhe pse arriti të shpallej kampion në Francë, trajneri nuk siguroi objektivin primar të klubit, trofeun e Champions League dhe tani do të duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

Parisienët e kanë tashmë edhe emrin e pasardhësit dhe bëhet fjalë për Antonio Konten, që edhe pse ka një kontratë që skadon në 2023-shin me Totenhemin, është i destinuar të lërë Anglinë.

Drejtori sportiv, Leonardo, dhe presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, kanë nisur menjëherë kontaktet me italianin, që sipas “Le Parsisien” ka konfirmuar vullnetin e tij për të marrë drejtimin e francezëve.

Konte ama nuk do të vijë vetëm dhe një nga emrat më të përfolur është ai i Romelu Lukakut, ‘nxënësit” të tij tek Interi që ashtu si Konte nuk po kalon momente të mira në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat