Balotelli zbulon klubin ku dëshiron të luajë: Nëse më telefonojnë, jam gati

Futboll

Balotelli zbulon klubin ku dëshiron të luajë: Nëse më telefonojnë, jam gati

Më: 27 prill 2022 Në ora: 00:40
Mario Balotelli

Ka luajtur në Itali, Angli, Francë dhe tashmë Turqi, por Mario Balotelli nuk e ka realizuar ende ëndrrën e tij, të cilën e ka zbuluar në një bisedë në Twitch, me ish shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Sergio Aguero.

Sulmuesi italian ka deklaruar se dëshiron të luajë me fanellën e Boca Juniors dhe e ka bërë të qartë se do të fluturonte menjëherë drejt Argjentinës, nëse Riquelme në rolin e drejtorit, do t’i bënte një ofertë.

“Boca më pëlqen dhe do të doja shumë të luaja atje. Ne jemi rritur me mitin e Maradonës dhe Riquelmes, ndaj nëpërmjet tyre kam njohur edhe Bocën.

I kam thënë vetes se herët a vonë do të luaj për këtë klub, ndaj nëse Riquelme më telefonon, jam gati”, u shpreh Balotelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat