Dilemat e kapitenit të Juventusit

Futboll

Dilemat e kapitenit të Juventusit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:02
Dilemat e kapitenit të Juventusit

Ndeshja e 1 qershorit mes Italisë dhe Argjentinës do të shënojë lamtumirën e Giorgio Chiellinit me kombëtaren italiane.

Mbrojtësi toskan, megjithatë, në të njëjtën periudhë do të duhet të vendosë nëse do t’i thotë apo jo lamtumirë një fanelle tjetër: asaj të Juventusit.

38-vjeçari ka filluar të mëdyshet dhe pavarësisht se ka një kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, nuk është e sigurt se çfarë do të bëjë.

Numri 3 i bardhezinjve duhet të vendosë nëse do t’i thotë lamtumirë Torinos e futbollit italian në verë, për të provuar një eksperiencë të fundit. Një sfidë e madhe duket se e pret; ajo e MLS-së.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ekskluziviteti në Miami, ku luan Gonzalo Higuain, dhe Los Angeles, shtëpia e re e Douglas Costa, janë në krye të mendimeve të mbrojtësit.

Përcaktues, në një mënyrë apo tjetër, do të jetë takimi i Chiellini me Andrea Agnelli. Palët, të lidhura me një marrëdhënie të fortë njerëzore dhe profesionale, do të vendosin në liri të plotë dhe pa asnjë lloj imponimi. Kontrata ekzistuese e kapitenit deri në vitin 2023 nuk do të jetë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat