Mesfushori shqiptar me ekip synon Serie B

Futboll

Mesfushori shqiptar me ekip synon Serie B

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:50
Mesfushori shqiptar me ekip synon Serie B

Mesfushori shqiptar, Armand Rada ka dhënë një intervistë për “TuttoMercatoWeb”, ku ka analizuar sezonin e tij me fanellën e Virtus Entelës dhe golin e tij të parë për këtë sezon në Serinë C italiane:

“Ne jemi këtu pas rënies nga kategoria. Pas një nisjeje jo të mirë tani jemi në Play-Off për t’u ngjitur. Tre pikët e së shtunës na dhanë një sprint moral.

Play-off-et janë në fakt një kampionat i ndarë, ka shumë variabla në të cilat ne nuk mund të ndikojmë. Duhet të mendojmë për veten sepse gjatë sezonit nuk kemi qenë në gjendje të tregojmë plotësisht se cili është potenciali ynë. Duam të shprehemi sa më mirë që të arrijmë deri në fund.

Do të jetë një betejë, të gjitha skuadrat do të jenë të forta, por që duhet të mbetemi të fokusuar vetëm te vetja", tha Rada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat