Mehmeti fikson titullarët

Futboll

Mehmeti fikson titullarët

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:44
Mehmeti fikson titullarët

Trajneri Dritan Mehmeti, që nga ardhja e tij në janar e deri më tani nuk ka bërë shumë ndryshime, i ndikuar edhe nga alternativat e pakta cilësore nëpër reparte.

Valentino Murataj ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar për sfidën e sotme, teksa kjo mungesë e ul numrin e alternativave për Mehmetin në mesfushë.

Nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit, teksa një nga të paktët pritet të jetë Kallaku, i cili në mungesë të Muratajt me shumë mundësi rikthehet nga minuta e parë.

Në portë pritet si zakonisht Alban Hoxha, teksa në mbrojtje do të jenë të pozicionuar Bitri e Belica në qendër dhe Albion Marku e Hadroj në krahët e mbrojtjes.

Para difensivës vendosen Rrapaj e Matondo, teksa Kallaku pritet të shoqërojë treshen e sulmit Mala-Skuka-Zhunior.

Nuk përjashtohet opsioni që Mala të përdoret në mesfushë në vend të Kallakut dhe në sulm të vendoset Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat