Napoli përgatitet për blerjen e sulmuesit kuqezi

Futboll

Napoli përgatitet për blerjen e sulmuesit kuqezi

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:56
Napoli përgatitet për blerjen e sulmuesit kuqezi

Projektohet transferimi i bujshëm në Serinë A të një prej futbollistëve më premtues të Kombëtares Shqiptare.

“Sportmediaset” raporton këtë të premte se Napoli është në kërkim të një trekuartisti dhe ka piketuar për këtë rol Ernest Muçin, ish-lojtarin e Tiranës, pjesë e Legias së Varshavës që nga shkurti i vitit të kaluar.

Në fakt, 20-vjeçari kuqezi, me kontratë deri në vitin 2025 në Poloni, është përplasur me Napolin sezonin e kaluar në fazën e grupeve të Europa Legues dhe me sa duket pikërisht në sfidën e dyfishtë në këtë kompeticion (sidomos në Napoli, ku luajti për 80 minuta) europian është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës napolitane.

Mediet pranë Napolit theksojnë se Muçi po vëzhgohet prej kohësh nga drejtori sportive i Napolit, Guintoli,  që e konsideron shqiptarin një lojtar “jolly” për fazën sulmuese, pasi mund të luajë si anësor, por edhe si trekuartist. Gjithashtu Muçi vlerësohet si një lojtar mjaft teknik dhe me gjuajtje të kalibruar nga distanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat