Ende asnjë ofertë zyrtare

Futboll

Ende asnjë ofertë zyrtare

Më: 29 prill 2022 Në ora: 12:54
Ende asnjë ofertë zyrtare

Krahas shumë klubeve të mëdha evropiane, është edhe Real Madridi që ka shprehur interesim për yllin e Chelseat, Reece James.

Sipas ‘Goal’ madrilenët janë hedhur në sulm për yllin e ‘Bluve’ të Londrës. James është duke bërë një sezon të madh me Chelsean.

Performanca e tij e mirë ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

James me londinezët ka kontratë deri në verën e vitit 2025, por siç raportohet, lojtari mund të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.

Krerët e ‘Los Blancos’ tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e lojtarit për transferimin e mundshëm te James në ‘Bernabeu’.

Asi i Chelseat, është duke u monitoruar nga shumë klube evropiane. Janë disa klube të Premier Leagues, që e duan lojtarin, por në tavolinën e londinezëve thuhet se akoma nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

James mund të largohet nga Londra, por ekziston mundësia edhe jashtë Anglisë. La Liga duket se alternative e mundshme për lojtarin, pasi që mësohet se Real Madridi seriozisht ka hyrë në garë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat