Abramovich kërkon 500 milionë euro më shumë për Chelsea-n

Futboll

Abramovich kërkon 500 milionë euro më shumë për Chelsea-n

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:55
Abramovich kërkon 500 milionë euro më shumë për Chelsea-n:

Roman Abramovich nuk ka arritur akoma ta shesë Chelsea-n pas situatës së krijuar pas fillimit të luftës në Ukrainë. Pronari i klubit po kërkonë investitorë për “xhevahirin” e tij.

Në këto orë, duket se janë tre grupe që kanë shfaqur interesin për të blerë klubin londinez dhe manjati rus duket se ka rritur kërkesat e tij me 500 milionë euro.

Sipas Sky Sports UK, në fakt, Abramovich e ka rritur çmimin e Chelsea-t me rreth 590 milionë euro, duke arritur kështu në një total prej 3 miliardësh. Një rritje që duket se ka një motiv fisnik.

Gjithçka bëhet për bamirësi. Dëshira e rusit është që t’ia dhurojë pjesën më të madhe të shumë Dondacionit të Chelsea-t dhe disa enteve të tjera që kujdesen për viktimat e luftës në Ukrainë.

Topi tani kalon te blerësit e mundshëm që, pas tërheqjes së familjes Ricketts, duket se janë Stephen Pagliuca, bashkëpronar i Boston Celtics (NBA) dhe pronar i Atalanta-s, grupi i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, dhe Martin Broughton, ish-presidenti i Liverpool-it dhe British Airways, që ka me vete edhe Serena Williams dhe Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat