Pse ish lojtarin e njohur nuk e votoi as fshati i tij?

Futboll

Pse ish lojtarin e njohur nuk e votoi as fshati i tij?

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:14
Pse ish lojtarin e njohur nuk e votoi as fshati i tij?

Legjenda e futbollit, Didier Drogba, ka humbur garën në zgjedhjet për president të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë.

Drogba mori veç 21 vota nga 131 në total, teksa gazetari i famshëm sportiv i Bregut të Fildishtë, Mamadou Gaye, ka shpjeguar arsyet se pse një gjë e tillë i ndodhi Drogbas.

“Ky djalë nuk ka jetuar kurrë në Bregun e Fildishtë gjatë gjithë këtyre viteve. Ai thjesht vjen, luan dhe kthehet në Francë”, tha Gaye, shkruan sportsbrief.

Tutje, Gaye thotë se për dallim nga Drogva, lojtarë të tjerë afrikanë si Eto’o dhe Manee bënë shumë për fshatrat e tyre.

Ekipi i parë që doli publikisht për të thënë se nuk do të votonte për Didier Drogba ishte një klub nga fshati i tij.

Përveç klubit nga fshati i tij, kundër Drogbas i doli edhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Bregut të Fildishtë, të cilën ishte vetë Drogba që i ndihmoi në formim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat