Liverpool i rimerr kreun City-t

Futboll

Liverpool i rimerr kreun City-t

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:30
Liverpool i rimerr kreun City-t

Newcastle ishte padyshim surpriza e këtij sezoni të Premier League, por kur përballë ka Liverpool situata ndryshon.

Ekipi i “The Magpies” është mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga “The Reds” pas katër javës që siguronte vetëm triumfe, në një takim që pati dominimin e padiskutuar të skuadrës së Jurgen Klopp.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 19-të, kur pas një asisti nga Diogo Jota, Keita i dhuroi avantazhin dhe njëkohësisht fitoren ekipit të tij. Nga Newcastle tentuan në disa raste të gjenin barazimin, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Pas takimit të raundit të 35-të të Premier League Liverpool i rimerr kreun Manchester City, por me 2 pikë diferencë dhe me “Citizens” që kanë një ndeshje më pak se “The Reds”. Teksa Newcastle renditet në vend të nëntë me 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat