Supergol i Bytyçit për ekipin turk

Futboll

Supergol i Bytyçit për ekipin turk

Më: 30 prill 2022 Në ora: 17:39
Supergol i Bytyçit për ekipin turk

Konyaspori ku luajnë tre futbollistë shqiptarë, ka siguruar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm, por pasditen e sotme ka hequr dorë përfundimisht nga gara për një vend në zonën Champions.

Skuadra turke është mposhtur 1-2 me përmbysje nga Karagumruk dhe kur kanë mbetur 3 javë nga fundi i sezonit, e sheh veten 4 pikë larg Fenerbahces që mban vendin e dytë në kampionat.

Sfida u zhbllokua nga sulmuesi i Kosovës, Zymer Bytyçi në minutën e 23-të, me një gol spektakolar nga distanca, por në pjesën e dytë u bë protagonist ish sulmuesi i Interit, Yann Karamoh, që asistoi golin e barazimit dhe shënoi golin e fitores për Karagumruk.

Titullarë në këtë takim për Konyasporin ishin Endri Çekiçi e Zymer Bytyçi, ndërsa Sokol Cikalleshi u aktivizua në minutën e 76’, por nuk arriti të lërë gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat