Tetë gola në Vrapçishtë, KF Besa deklasoi Veleshtën, Demiri: I kënaqur me golat

Futboll

Tetë gola në Vrapçishtë, KF Besa deklasoi Veleshtën, Demiri: I kënaqur me golat

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:19
Tetë gola në Vrapçishtë, KF Besa deklasoi Veleshtën, Demiri: I kënaqur me golat

KF Besa ka zhvilluar ndeshjen më të mirë në këtë sezon, edhe ate në momentin më të rëndësishëm për klubin.

Në javën e 26-të të LDFM-Perëndim, në Vrapçishtë, Besa me rezultat të thellë 8-1 (4-1) deklasoi Veleshtën.

Dhe, tani dy javë para përfundimit të kampionatit kanë siguruar ekzistencën në ligë me 32 pikë, duke u gjendur në vendin e gjashtë.

Në këtë festival golash, shënues ishin: Almir Rexhepi (3), Beluli (2), Muas Demiri (2), Florent Osmani (2) dhe nga një Lutfi Bilalli dhe Jusuf Aliu.

“Loja ishte perfekte, ku me këtë paraqitje kemi treguar se jemi ekip serioze. Jam shumë i kënaqur me dy golat e shënuar, por më me rëndësi është fitorja e skuadrës dhe mbetja në ligë”, deklaroi sulmuesi i krahut, Muas Demiri, i cili i shënoi golat në minutën e 73-të dhe 75-të.

Në javën e ardhshme, KF Besa luan si mysafire me Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat