Ten Hag e donte tek United

Futboll

Ten Hag e donte tek United

Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:04
Ten Hag e donte tek United

Erik Ten Hag është afër fitimit të titullit kampion me Ajaksin. Aventura e bukur me klubin e famshëm holandez do të mbyllet me trofe, më pas kalimi te Manchester United.

52-vjeçari ka firmosur me “Djajtë e Kuq”, me objektivin për të rikthyer klubin nga Manchesteri te fitimi i trofeve. Ten Hag po studion alternativa të ndryshme në lidhje me merkaton dhe përforcimin e skuadrës.

Një nga dëshirat e trajnerit holandez është Noussair Mazraoui. Më saktë ishte, pasi mbrojtësi i djathtë nga Maroku (12 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren afrikane) ka zgjedhur të transferohet te Bayern Munchen.

24-vjeçari po luan sezonin e fundit me Ajaksin, për të kaluar në Bundesliga si lojtar i lirë. Mediet angleze raportojnë se Ten Hag insistoi gjatë për të bindur lojtarin e tij të punonin përsëri së bashku tek United.

Gjithsesi, Mazraoui kishte ide të tjera dhe refuzoi propozimin e trajnerit të tij, duke shpjeguar se kampionët e Gjermanisë ishin klubi ideal për të në këtë fazë të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat