Fjalët prekëse të Balotellit pas vdekjes së Raiolas

Futboll

Fjalët prekëse të Balotellit pas vdekjes së Raiolas

Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:47
Mino Raiola

Sulmuesi italian Mario Balotelli ka shkruar disa fjalë prekëse për ish-agjentin e tij Mino Raiola, pas vdekjes së super agjentit të futbollit dje në moshën 54 vjeçare.

Shumë fytyra të njohura nga bota e futbollit i kanë bërë homazhe Raiolës pas lajmit tragjik dhe tashmë Balotelli, një nga klientët më ikonë të tij, është bërë i fundit që ka nderuar ish-agjentin e tij.

Në rrjetin social “Instagram”, ish-ylli i Manchester Cityt dhe Liverpoolit shkroi:

“Unë të dua ty dhe do të dua gjithmonë si një baba të dytë dhe e di që nga lartë ti do të jesh gjithmonë prezent në jetët tona. Kalo një aventurë të mirë Mino”.

Po ashtu, ish-agjenti Raiola ka pasur nën drejtimin e tij lojtarë të njohur si Erling Haaland, Zlatan Ibrahimovic e Paul Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat