Nice “i shkel syrin” Conference League-s

Futboll

Nice “i shkel syrin” Conference League-s

Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:18
Nice “i shkel syrin” Conference League-s

Fitorja në transfertë ndaj Bordeaux, riktheu Nicen në vend të pestë të Ligue 1, ose më saktë në zonën europiane, pasi ky pozicion në renditje siguron “biletën” për në Conference League.

“Shqiponjat” morën fitoren minimale 0-1 në një takim që ka qenë deri diku i balancuar. Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola, teksa do të duhej minuta e 74-ët që Delort të godiste portën e Costil dhe t’i dhuronte tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij.

Kështu pas raundit të 35-të të Ligue 1, Nice i rimerr vendin e pestë Strasbourg-ut dhe qëndron në kuotën e 60 pikëve, tre më shumë se “bardheblutë”.

Teksa Bordeaux vijon të vuajë mungesën e rezultateve, duke u renditur në vend të 19-të me 27 pikë dhe tashmë mbijetesa po duket gjithmonë e më larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat