Sulmohen ashpër lojtarët e Bayernit

Futboll

Sulmohen ashpër lojtarët e Bayernit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 12:02
Sulmohen ashpër lojtarët e Bayern

Tashmë, matematikisht kampion i Gjermanisë për të dhjetën herë radhazi, Bayern Munich nuk mund të gjejë qetësi pavarësisht titullit të fituar. Disa lojtarë bavarezë janë kritikuar ashpër pasi kanë marrë pjesë në një festë në Balearics të Ibizas, pavarësisht humbjes së të shtunës në Bundesligë, kundër Mainz, me rezultatin 3-1.

Kjo disfatë nuk e ndaloi një pjesë të madhe të skuadrës së Nagelsmann që të fluturonte për në Ibiza për të festuar, ku do të qëndrojnë deri të martën, kur do të rifillojnë stërvitjen raportojnë mediet gjermane.

Ndërsa një pjesë e skuadrës, përfshirë edhe portierin Neuer ndodhen në Monaco.

Legjenda e klubit bavarez, Lothar Matthaus është acaruar nga kjo sjellje e lojtarëve dhe i sulmoi duke thënë: “Është absolutisht e papranueshme, veçanërisht pas një ndeshje të tillë.

Nëse ata do të kishin fituar, do të thosha se mund të kishin shkuar në Ibiza për tre ditë. Nëse do të isha në vend të Nagelsmann unë do të merrja masa më të ashpra, ditët e pushimit pas një ndeshje të tillë përgjithësisht anulohen.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat