Lukaku vijon të ngrohë pankinën te Chelsea

Futboll

Lukaku vijon të ngrohë pankinën te Chelsea

Më: 3 maj 2022 Në ora: 11:20
Lukaku vijon të ngrohë pankinën te Chelsea

Romelu Lukaku vijon të ngrohë pankinën te Chelsea, ku u transferua me bujë verën e kaluar, teksa duket se në fund të sezonit do të kërkojë largimin, me gjasë drejt Interit ku ka kaluar kohët më të bukura të karrierës.

Këtë e kanë kuptuar mirë edhe te Chelsea, që janë duke punuar për të përfituar sa me shumë nga shitja e tij, duke qenë se një vit më parë shpenzuan 115 milionë euro për ta marrë nga Interi.

Sipas mediave pranë klubit londine, drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të dëgjojnë të gjithë ofertat që nisin nga 75 milionë euro për sulmuesin belg, që ka shënuar vetëm 5 gola këtë sezon.

Për Lukakun kanë shfaqur interes Barcelona e Paris Saint Germain, të cilat janë të vetmet që mund të paguajnë çmimin e kartonit, ndërsa Interi është treguar i gatshëm vetëm ta marrë në huazim për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat