Tchouameni në radarin e skuadrës së njohur angleze

Futboll

Tchouameni në radarin e skuadrës së njohur angleze

Më: 3 maj 2022 Në ora: 13:30
Tchouameni në radarin e skuadrës së njohur angleze

Liverpool është i interesuar për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Drejtori sportiv te Monaco, Paul Mitchell, ka vlerësuar në superlativ Tchouamenin. 

“Ai është një mesfushor i kompletuar, shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht, ai më kujton Steven Gerrard. Ai tashmë është një top lojtar edhe pse është vetëm 22 vjeç", ka thënë Mitchell. 

Afrimi i Tchouamen te Liverpool do të vinte në një moment të duhur.  

James Milnerit i skadon kontrata këtë verë, ndërsa Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë gati të hyjnë në 12 muajt e fundit të marrëveshjeve të tyre me Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat