Tre javët e fundit luhen në një orë, të gjitha sfidat me sistem VAR

Futboll

Tre javët e fundit luhen në një orë, të gjitha sfidat me sistem VAR

Më: 3 maj 2022 Në ora: 16:17
Tre javët e fundit luhen në një orë, të gjitha sfidat me sistem VAR

Kampionati “Abissnet Superiore” ka nisur sprintin final drejt finishit, ku do të përcaktohen edhe verdiktet e këtij sezoni. Tashmë kanë mbetur edhe pesë javët e fundit për t’u luajtur, duke nisur që në mesjavë me ndeshjet e javës së 32-të.

Ndërkaq, Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin me oraret e sfidave që do të luhen nga java e 32-të e deri në javën e 36-të.

Sfidat e tre javëve të fundit do të luhen të gjitha në të të njëjtën ditë dhe do të nisin në të njëjtën orë. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se janë marrë të gjitha masat që të sfidat e javëvë të fundit të kenë asistencën e sistemit VAR.

Më poshtë, edhe kalendari i ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore” nga java e 32-të e deri në javën e 36-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat