FSHF po formon profesionistët e rinj të futbollit   

Futboll

FSHF po formon profesionistët e rinj të futbollit   

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:24
FSHF po formon profesionistët e rinj të futbollit   

Ka nisur këtë të martë edicioni i katërt i kursit për video-analistë futbolli që organizohet nga federata Shqiptare e Futbollit. Ky kurs, që të drejtohet nga Alarico Rossi, video-analisti i Kombëtares shqiptare dhe përgjegjës i video-analizës në FSHF, do të zgjasë 5 ditë, me në total 20 orë mësimore.

Duhet thënë se interesi për këtë profesion të ri në botën e futbollit, që po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm ka qenë i lartë, gjë që e tregon edhe pjesëmarrja.

30 persona janë regjistruar në këtë kurs për këtë edicion, të cilët përgjatë këtyre pesë ditëve do të kenë mundësi të marrin leksione se si të mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë informacione, për t’ia përcjellë më tej stafit dhe për të arritur suksese me skuadrat përkatëse.

Kursi do të zhvillohet çdo pasdite në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, teksa në këtë seancë të parë të kursit, i pranishëm ka qenë edhe video-analisti i ekipit kombëtar U-17 dhe Dinamos, Edon Beliu, i cili ka dalë nga edicioni i parë i këtij kursi. Në ditët në vijim, pjesë e kursit do të marrin edhe video-analistë të tjerë të ekipeve kombëtare dhe të ekipeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Pjesëmarrja në kurs nuk do të jetë vetëm për të marrë një certifikatë që shërben për të ardhmen, por mbi të gjitha, për të thelluar njohuritë futbollistike dhe teknologjike dhe për ta parë botën e futbollit me një sy ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat