Menaxheri sqaron të ardhmen e Lautaro Martinezit

Futboll

Menaxheri sqaron të ardhmen e Lautaro Martinezit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 20:55
Menaxheri sqaron të ardhmen e Lautaro Martinezit

Nga Argjentina vjen një deklaratë e rëndësishme mbi të ardhmen e Lautaro Martinezit. Është pikërisht përfaqësuesi i futbollistit, Alejandro Camaño, që vë pikat mbi “i”.

“Ndonjëherë shtypi publikon lajme për transferimin e tij të mundshëm, por Lautaro mendon për Interin, për t’u dhënë gëzim njerëzve zikaltër, për t’u bërë kampion dhe më pas për të punuar për Kupën e Botës. Ne nuk presim dhe nuk po kërkojmë një transferim. Ai është tek Interi, është i lumtur, qyteti është i mrekullueshëm.”

Camaño jo vetëm që i qetëson tifozët zikaltër, por u jep siguri për të ardhmen e klientit të tij, emri i të cilit shpesh është lidhur me skuadra të mëdha në Europë.

“Lauti do të na japë shumë gëzim në vitet e ardhshme. Ai vjen nga një superekip si Racing, ka vuajtur, tani është i lumtur dhe është mësuar me faktin se futbolli nuk është gjithmonë i njëjtë. Do të ndodhë kudo.”

Pra, Lautaro nuk mendon për merkato dhe është i fokusuar tek Interi dhe te takimi i radhës i madh me kombëtaren e Argjentinës. Për këtë çështje, fjalët e agjentit të lojtarit janë të qarta dhe lënë pak vend për interpretim.

Sigurisht, çdo gjë mund të ndodhë në qershor. Por tani për tani një transferim nuk duket të jetë realisht në planet e “Demit”.

“Lautaro është i emocionuar për të luajtur me kombëtaren e Argjentinës. Ata janë të gjithë me Messin dhe ne besojmë se ky do të jetë Botërori i Messit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat