Barcelona përgatit ofertën për titullarin e Napolit

Futboll

Barcelona përgatit ofertën për titullarin e Napolit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:39
Barcelona përgatit ofertën për titullarin e Napolit

Kalidu Kulibali është një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A prej disa sezonesh, me mbrojtësin e Napolit që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, ku Barcelona duket të jetë skuadra e fundit e interesuar për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit.

Sipas raportimeve nga “Goal”, vetë tifozët e Barcelonës duket ta kenë kërkuar këtë transferim tek drejtuesit e klubit, me trajnerin Çavi që duket të jetë i një mendimi me ta.

Klubi katalanas do të ishte kështu duke përgatitur ofertën e duhur për të bindur presidentin e Napolit, De Laurentis të lejojë këtë transferim të bujshëm.

Problemi kryesor duket të jetë vlera e lartë e kartonit të lojtarit, i cili vlerësohet rreth 45 milionë nga klubi italian, por Barcelona mund ta uli këtë shifër duke i bashkangjitur ofertës kartonin e futbollisteve që do të largojë nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat