Monaco frikëson të mëdhatë e Europës për 22-vjeçarin

Futboll

Monaco frikëson të mëdhatë e Europës për 22-vjeçarin

Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:55
Monaco frikëson të mëdhatë e Europës për 22-vjeçarin

Tchouameni është një nga yjet e kampionatit francez dhe Monaco, për ta shitur, kërkon vetëm para. Shumë para. Kontrata e tij, nga ana tjetër, skadon në verën e 2024-ës, kështu që skuadra e Principatës ka një avantazh të madh ndaj pretendenteve të shumta për lojtarin.

Sipas Sport, francezët kërkojnë plot 70 milionë euro për futbollistin, një shumë që konsiderohet shumë e lartë veçanërisht nga Real Madrid, skuadra që i është afruar më shumë mesfushorit në javët e kaluara.

Megjithatë, nuk është vetëm Real Madrid në garë për atë që madrilenët e konsiderojnë pasardhësin e Casemiro-s. Janë të shumta skuadrat e mëdha europiane që nuk duan t’u shpëtojë nga duart një talent 22-vjeçar.

Radha për të siguruar shërbimet e Tchouameni është shumë e gjatë: PSG, Manchester United, Chelsea dhe edhe Juventus. Por, për të gjithë, shifra e kërkuar nga Monaco është e frikshme.

Siç u tha, Real Madrid është skuadra më afër lojtarit. Disa javë më parë, spanjollët kanë siguruar një opsion që u jep përparësi në blerjen e tij.

Megjithatë, 70 milionë euro mund të jenë një pengesë e madhe për firmën: Los Blancos kanë besim te dëshira e lojtarit për të nënshkruar dhe te puna e mensxherit të Tchouameni-t për ta mbyllur operacionin.

Real Madrid do të ishte i gatshëm të shpenzonte mes 50 dhe 60 milionë euro, edhe pse dihet se nuk është aspak e lehtë të negociosh me Monaco.

Kanë qenë pikërisht ata që i kanë shitur Real-it James për 80 milionë euro. Tani, klubet që do të duan të negociojnë, do të duhet ta bëjnë me administratorin e deleguar, Juan Sartori, i cili e ka marrë detyrën prej pak muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat