Efekti i milionave të pronarëve të rinj

Futboll

Efekti i milionave të pronarëve të rinj

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:29
Efekti i milionave të pronarëve të rinj

Fondi “Investcorp” dhe miliardat që do të sjellë e kanë bërë Milanin akoma më tërheqës për lojtarët e rëndësishëm. Akoma më shumë për menaxherët e tyre.

Zhorzh Mendesh është njëri syresh e duket se ka lobuar fort që Renato Sançes të pranojë ofertën e Milanit. Mesfushori kërkonte 6 milionë euro në sezon, por me sa duket do të vishet kuqezi për 5 milionë euro.

Akordi nuk është zyrtar, por burime pranë portugezit e bëjnë fakt të kryer këtë transferim. Ndërkohë, nuk është mister që kuqezinjtë kishin gjetur kohë më parë edhe gjuhën e duhur me Lilën.

Për klubin francez do të përgatitet një çek prej 20 milionë eurosh, teksa 5 milionë të tjera do të shkojnë në formë bonusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat