Boca Juniors, akuzohet se ka “blerë” gjyqtarët

Futboll

Boca Juniors, akuzohet se ka “blerë” gjyqtarët

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:07
Boca Juniors, akuzohet se ka “blerë” gjyqtarët

Fitorja e arritur nga Boca Xhuniors në La Paz kundër skuadrws Always Ready (0-1) në Kopa Libertadores është pasuar nga polemika, pas ankesës së së bërë nga ekipi vendas, për disa dhurata që klubi argjentinas u kishte bërë gjyqtarëve peruan para ndeshjes.

Faqja argjentinase “Doble Amarilla” i konfirmoi këto fakte përmes versionit të presidentit të klubit bolivian, Andres Kosta, shoqëruar me disa video, që shtypi i bëri publike.

Oficerët e policisë sekuestruan disa çanta të klubit të Boka me veshje zyrtare.

Fakti i veçantë është se “Conmebol” ndalon në mënyrë kategorike bërjen e dhuratave për gjyqtarët e caktuar për ndeshjet e futbollit, rregull që Boka Xhuniors duket se e ka shkelur. Imazhet u bënë publike gjatë pjesës së dytë të ndeshjes që Boka Xhuniors, e fitoi me një penallti shumë të dyshimtë.

Andres Kosta më vonë tha se do të kërkojë një përballje me arbitrat, por nuk do të kërkojë pikët në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat