Pushtoi fushën me flamurin shqiptar, flet tifozi që ndërpreu sfidën Real Madrid - Manchester City

Futboll

Pushtoi fushën me flamurin shqiptar, flet tifozi që ndërpreu sfidën Real Madrid - Manchester City

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:40
Pushtoi fushën me flamurin shqiptar, flet tifozi që ndërpreu sfidën Real Madrid - Manchester City

Real Madridi eliminoi Manchester City-n në gjysmëfinalen e Champions League. Madrilenët fituan 90 minutat me rezultatin 2-1 kur mendohej se “Qytetarët” do të kalonin në finale, ndërsa goli i Benzema në shtesa i siguroi suksesin.

Ndeshja u veçua dhe për një episod mjaft interesant ku një tifoz u fut në fushë me flamurin shqiptar.

Ai i shpëtoi sigurisë dhe arriti të përqafonte idhullin e tij, sulmuesin e Real Madridit. U mendua se djaloshi ishte shqiptar, por në fakt bëhet fjalë për youtuberin Gokhan BG.

“Ai u tha sigurisë: ‘qetë, qetë’. E dua Shqipërinë sepse kam qenë disa here atje”, tha turku.

Mërgimi, miku i tij shqiptar tha:”Spanja nuk e njeh Kosovën dhe ne vendosëm që të sillnim flamurin shqiptar në fushë.

“Gokhan e mori përsipër dhe ne i dhamë flamurin kuqezi ta shpaloste në fushë. Ky është flamuri që kishim”, – tha Mërgimi duke treguar flamurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat