Cila do jetë e ardhmja e sulmuesit?

Futboll

Cila do jetë e ardhmja e sulmuesit?

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:13
Cila do jetë e ardhmja e sulmuesit?

Në mbrëmjen kur Roma siguroi finalen e parë të Conference League, Nicolo Zaniolo nuk shkëlqeu, siç zakonisht ndodh kur ai zbret në fushën e blertë. Sulmuesi zhvilloi një ndeshje, në të cilën nuk ia doli të bënte diferencën nga pjesa tjetër e skuadrës, madje humbi disa mundësi që do e kishin rrezikuar shumë Leicester-in.

Mourinho është përpjekur që ta menaxhojë atë në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë gjithë sezonit, por me pritshmëritë që nuk u arritën të plotësoheshin. Me kontratën që ende do edhe dy vite që të skadojë, nuk dihet nëse sulmuesi do të rinovojë apo do të vazhdojë rrugëtimin në një tjetër skuadër.

Sipas medieve italiane, largimi mund të ndodhë që këtë verë, me sulmuesin i cili përveç kampionatit do e mbyllë eksperiencën e tij te Roma edhe me një finale europiane, atë të Conference League kundër Feyenoord që do të luhet më 25 maj në “Air Albania”. Një largim i mundshëm i Zaniolos, do shtonte në arkat e klubit “verdhekuq” rreth 70 milionë euro.

22-vjeçari është duke u ndjekur me shumë vëmendje nga Juventus, që e sheh italianin si zëvendësuesin e Dybala-s, me argjentinasin që largohet këtë verë nga “Zonja e Vjetër”, por edhe Milan-i nuk përjashtohet si mundësi e së ardhmes për sulmuesin që ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e “Djallit”.

Megjithatë një gjë duket e sigurt dhe ajo është largimi i Zaniolos nga Roma, duke “i dhuruar” miliona euro klubit “verdhekuq”, i cili tashmë do mundet deri diku të plotësojë dëshirat trajnerit Jose Mourinho për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat