Calhanoglu zbulon se cila humbje e ka lënduar më së shumti

Futboll

Calhanoglu zbulon se cila humbje e ka lënduar më së shumti

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:30
Calhanoglu zbulon se cila humbje e ka lënduar më së shumti

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu duke folur për mediat italiane, ka treguar se cila humbje i dhemb më së shumti.

Ish-futbollisti i Milanit, ka thënë se pikërisht humbja kundër ‘Rossonerëve’ ka qenë më e rëndë për të.

“Humbja që më ka lënduar më shumë ka qenë ajo kundër MIlan-it, por tani ka kaluar”, tha Calhanoglu.

Ai beson se Interi ka mundësi ta fitojë Scudetton këtë sezon. Calhanoglu thotë se bashkëlojtarët e tij po japim maksimumin për të arritur titullin e kampionit.

“Po provojmë të japim maksimumin sepse duam ta fitojmë këtë titull”, theksoi reprezentuesi turk.

Aktualisht ‘Nerazzurët’ renditen në pozitën e dytë me 75 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Milan.

Kujtojmë se Calhanoglu në të kalurën ka qenë lojtar i Milanit, dhe transferimi i tij tek rivali i përjetshëm Inter, nuk ishte pritur aspak mirë nga tifozët milanist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat