Ja kush janë pronarët e rinj të skuadrës londineze

Futboll

Ja kush janë pronarët e rinj të skuadrës londineze

Më: 7 maj 2022 Në ora: 15:23
Ja kush janë pronarët e rinj të skuadrës londineze

Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly firmosi një kontratë për blerjen e Chelsea-t për rreth 5 miliardë euro, dhe tani që të hyjë në fuqi akordi që mbyll epokën e Roman Abramovich, duhet të aprovohet nga Premier League dhe nga qeveria britanike.

“Shitja do të finalizohet në fund të majit, në pritje të gjithë autorizimeve të nevojshme”, lexohet në komunikatën e klubit.

Boehly është bashkëpronar, i skuadrës së bejzboll Los Angeles Dodgers, dhe është themeluesi i Eldridge Industries. Është ai fytyra më e njohur e konsorciumit që ka si aksioniste kryesore shoqërinë amerikane Clearlake Capital. Në grup janë edhe bashkëpronari tjetër i Dodgers Mark Ëalter, miliarderi zviceran Hansjorg Ëyss dhe britaniku Jonathan Goldstein. Në bazë të të akordit Daniel Finkelstein dhe Barbara Charone do të bëhen drejtorë të klubit. Interesi i miliarderit anglez Sir Jim Ratcliffe nuk u mor në konsideratë pasi erdhi pas akordit.

Klubi publikoi komunikatën e shitjes pasi ditët e fundit zërat se Abramovich donte të dëmshpërblehej për huanë e tij prej 1.6 miliardë paundsh kishin vënë në rrezik ndryshimin e pronësisë.

Por oligarku rus zeroi borxhin, siç kishte thënë më parë. Sanksionet e vendosura ndaj Abramovich pas pushtimit të Ukrainës kishin ngrirë pasuritë e tij dhe Chelsea po vazhdon aktivitetin falë një license speciale të qeverisë që skadon në 31 maj.

Pronarët e rinj kanë në këtë mënyrë në dispozicion më shumë se 3 javë për të kompletuar kalimin e klubit nën pronësinë e tyre. Abramovich ka deklaruar se fitimet neto nga shitja do të shkojnë për bamirësi. Ndryshimi i pronësisë zgjidh një periudhë shumë të komplikuar për Chelsea-n, që në këta muajt e fundit nuk ka mundur të firmosë kontrata duke ju dashur të përballet me paqartësitë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat