Schalke në Bundesliga I, Paçarada 80 minuta! St. Pauli fitoren e shndërron në humbje 

Futboll

Schalke në Bundesliga I, Paçarada 80 minuta! St. Pauli fitoren e shndërron në humbje 

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2022 Në ora: 23:16
Schalke në Bundesliga I, Paçarada 80 minuta! St. Pauli fitoren e shndërron në humbje 

St. Pauli nuk ia doli në udhëtim, pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Schalke 04, në takimin e javës së 33-të të Bundesliga II. 

Ndeshje me kthesa në rezultat, St. Pauli avancoi dhe e kishte fitoren në dorë, por e shndërroi në humbje në 20 minutat e fundit. 

Mbrojtësi Leart Paçarada u paraqit titullar për St. Paulin duke u zëvendësuar në minutën e 80-të. Blendi Idrizi luajti në 11 minutat e fundit për Schalke 04. 

Kapiteni Paçarada u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore” dhe Idrizi me 6.6. Idrizi u ndëshkua me karton të verdhë në fund të takimit. 

Për St. Paulin shënoi Matanoviq (9' e 17') dhe për Schalke 04 realizuan Terodde (47' e 71'), Talazar (78').

St. Pauli mbetet pa dy lojtarë në fushë, Belfus u ndëshkua me të kuq në minutën e 81-të e Matanoviq pas dy të verdhëve në atë të 90+5. 

Schalke siguron vendin e parë me 62 pikë dhe rikthimin në Bundesliga I, ndërsa St. Pauli mban vendin e pestë me 54 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat