Berisha: Napoli, skuadra më e fortë që jam përballur!

Futboll

Berisha: Napoli, skuadra më e fortë që jam përballur!

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:20
Berisha: Napoli, skuadra më e fortë që jam përballur!

Torino u mposht minimalisht 0-1 në shtëpi ndaj Napolit, por skuadra “granata” ka pasur dje në superformë portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën.

Portieri kuqezi ka “hipnotizuar” Lorenco Insinjen nga pika e bardhë e penalltisë duke e pritur atë top.

Pas ndeshjes në mikrofonat e “TuttoMercatoWeb”, Etrit Berisha ka deklaruar se Napoli ishte skuadra më e fortë që kishte pasur përballë dhe se shpreson që të qëndrojë te Torino:

“Luajtëm si të barabartë, në pjesën e parë nuk u desh të bëja asnjë ndërhyrje. Ata kanë lojtarë që bëjnë diferencën dhe kjo dihet. Napoli është skuadra më e fortë që jam përballur, në pjesën e dytë ishte vërtet e vështirë t’i mbaje”, thotë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat